Hasani rrëfehet për emërimin e jashtëligjshëm të sekretarit të MTI-së

Ekonomia February 07, 2018 - 11:29

Deputetet e Kuvendit të Kosovës që janë pjesë e Komisionit për Zhvillim Ekonomik i kanë kërkuar sqarime ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani rreth emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm në ketë ministri, Burim Rrecajt, raporton 'Zëri.info'. 

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar sqarime nga ministri se pse në këtë pozitë është emëruar njeriu që nuk i kishte plotësuar kriteret.

"Ambasada Britanike që po e mbikëqyr këtë projekt e ka cilësuar të parregullt emërimin e tij", ka thënë Kusari Lila.

Me ketë rast, ministri Hasani ka deklaruar se është i gatshëm të sqarohet pasi siç ka thënë ai gjithçka ka qenë në rregull me ketë emërim, raporton 'Zëri.info'. 

Gazeta Zëri shkroi ditë më parë se Qeveria e shkeli për herë të dytë memorandumin që e ka me Ambasadën e Britanisë në Kosovë për emërimin e njerëzve kredibil në poste të larta. /Zëri/