Dogana e Kosovës sqaron bizneset për procesin e zbatimit të politikave të reja fiskale

Ekonomia January 29, 2018 - 16:48

Dogana e Kosovës sqaron për procesin e zbatimit të politikave të reja fiskale që kanë hyrë në fuqi me një udhëzim të Qeverisë së Kosovës.

Dogana sqaron se është themeluar me  vendim komisionin i  përbashkët  i përberë nga Ministria e Financave, ATK dhe Dogana, për trajtimin e te gjitha kërkesave për TVSH dhe për lirim nga taksa doganore dhe akcizës  në import.

Ky është njoftimi i plotë:

Dogana e Kosovës  me qëllim të qartësimit,  lajmëron të gjitha kompanitë, asociacionet e biznesit  si dhe palët e  interesuara  që zbatimi i politikave të reja fiskale respektivisht vendimeve të qeverisë 13 dhe 14 të datës 6 Tetor 2017 behën sipas procedurave te aprovuara nga Qeveria dhe udhëzimeve për zbatim nga Ministria e Financave. Sipas vendimeve të qeverisë  dhe udhëzimeve të pranuara për zbatimin e këtyre vendimeve, është themeluar me  vendim komisionin i  përbashkët  i përberë nga Ministria e Financave, ATK dhe Dogana, për trajtimin e te gjitha kërkesave për TVSH dhe për lirim nga taksa doganore dhe akcizës  ne import. Prandaj çdo vendim-autorizim  te këtij komisioni te përbashkët , Dogana e Kosovës është e obliguar  vetëm te zbaton ne praktikë me rastin e importit.

Dogana nga ana tjetër nga 1 Janari ka marre te gjitha veprimet dhe ka përgatitur të gjithë infrastrukturën për të zbatuar në saktësi  të gjitha vendimet e komisionit për lirim nga taksat ne import sipas vendimit te qeverisë . Deri tani Dogana është duke zbatuar saktë dhe drejt të gjitha vendimet për lirim sipas autorizimeve nga komisioni i përbashkët MF, ATK dhe Dogana.

Të gjitha kërkesat nga komuniteti i biznesit , si  qartësimet dhe pyetjet eventuale,  duhet të adresohen tek ky komision i përbashkët./Lajmi.net/