Letërkëmbimi i “Bechtel”-it për humbjen 63-milionëshe

Ekonomia January 24, 2018 - 07:57

Në shtator të vitit 2016 Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel-Enka” u dakorduan për një aneks-kontratë për zgjatje prej një viti të punimeve në autostradën “Arbër Xhaferi”. Kostoja shtesë për këtë shtyrje të kontratës parashihej të ishte 14.8 milionë euro, shkruan sot Gazeta 'Zëri'. 

Ankesë-kontrata, sipas së cilës “Bechtel-Enka” obligohej të qëndronte në Kosovë deri në fund të vitit 2018, u miratua nga Komiteti Drejtues Ndërministror më 30 shtator 2016 dhe e njëjta iu dërgua për miratim Qeverisë së Kosovës.

Por, në Qeveri marrëveshja ngeci dhe u kthye mbrapsht. Deri në vitin tjetër, në shtator 2017, Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ndërmori më asnjë veprim për një obligim të madh financiar që kishte hyrë me konzorciumin amerikano-turk paraardhësi i tij në Qeveri, Hashim Thaçi.

Këto detaje dhe shumëçka tjetër rreth pretendimit prej 63 milionë eurosh nga “Bechtel-Enka” zbardhen në një letër të menaxherit të projektit të “Bechtel-Enka”-s Riyadh Alkhazraji, të cilën ua kishte drejtuar pesë ministrave të qeverisë “Mustafa” dhe këshilltarit të transaksionit dhe që ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”.

Në këtë letër, mes të tjerash, vërehet mosbesimi i drejtuesit të projektit ndaj aftësisë së Qeverisë për t’iu përgjigjur obligimeve financiare që dalin nga kontrata, si dhe për një takim për këtë çështje në mes të kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie.

MST: Takimi Mustafa - Delawie për autostradën

Gazeta “Zëri” ka siguruar një kopje të kësaj shkrese, që mban datën e 6 shkurtit të vitit 2017, në të cilën për këtë çështje përmendet edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie. Takimi ishte organizuar më 10 janar të vitit 2017 dhe përveç Mustafës e ambasadorit Delawie, në të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e kompanisë dhe zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës. Temë e diskutimit ishin problemet që kishin dalë në realizmin e projektit për autostradën “Arbër-Xhaferi” pas vonesave në pagesa të Qeverisë së Kosovës.

“Në një takim të mëvonshëm më 10 janar 2017, ku morën pjesë kryeministri, zëvendëskryeministri, ambasadori amerikan, këshilltari ligjor i kryeministrit, ministri i Infrastrukturës, ministri i Financave dhe partneriteti i përgjithshëm ‘Bechtel Enka’ (BEGP), u konfirmua se BEGP-ja konsiderohet se ka të drejtë për zgjatjen e kohës për kompletim për shkak të kufizimeve buxhetore”, thuhet në letrën e Alkhazraji drejtuar ministrave të qeverisë “Mustafa”, Avdullah Hotit, Blerand Stavilecit, Hykmete Bjaramit dhe Ferat Shalës.

Në këtë takim kryeministri Mustafa kishte kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar më tej aneksin e kontratës, i cili tashmë ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror dhe që përfshinte zgjatjen e punimeve prej një viti me një kosto shtesë prej 14.8 milionë eurosh.

Sipas kësaj shkrese, “Bechtel&Enka” ishte e gatshme ta nënshkruante aneksë-kontratën, por e njëjta nuk ndodhi nga pala tjetër, Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës  u përgjigj më 12 dhjetor 2016, duke shpjeguar se Komiteti Drejtues Ndërministror nuk kërkon një vendim të Qeverisë së Kosovës dhe se shtojca mund të nënshkruhet nga punëdhënësi në bazë të vendimit të Komitetit Drejtues Ndërministror të datës 30 shtator 2016.

Si i tillë, partneriteti i përgjithshëm i ‘Bechtel-Enka’-s (BEGP) ishte gati të nënshkruante aneksin, i cili ishte rënë dakord midis palëve dhe ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror”, thuhet në letrën e menaxherit të “Bechtel”-it. Por, nga Qeveria e Kosovës nuk u ndërmor më asnjë veprim. Pas një viti kompania doli me pretendimin prej 63 milionë eurove, duke u bazuar në zgjatjen e kohës së kontratës, si dhe në koston për qëndrimin e stafit dhe të makinerive në Kosovë.

Zëdhënësja e “Bechtel-Enka”-s, Ela Ruci, ka thënë së tanimë me Qeveri po diskutohet rreth kostos shtesë për shtyrjen prej një viti të kontratës me kërkesë të Qeverisë. Aneks-kontrata është aprovuar, por jo edhe kostoja. Deri atëherë mbetet në fuqi pretendimi prej 63 milionë eurove. “Sapo ta kemi një dakordim do ta bëjmë publik”, ka thënë Ruci.

Sa i përket korrespodencës mes përfaqësuesve të kompanisë dhe atyre të Qeverisë, Ruci ka thënë se ato kanë qenë të rregullta. Ajo ka shtuar se për çdo problem që kanë hasur për këtë e kanë njoftuar Qeverinë.

Mst: Mosbesimi i menaxherëve të “Bechtel-Enka”-s

Në letrën e përfaqësuesit të “Bechtel-Enka”-s vërehet mosbesimi që drejtuesit e projektit kanë ndaj aftësisë së Qeverisë për t’iu përgjigjur obligimeve që dalin nga kontrata. Probleme mund të dalin edhe këtë vit. “Për shkak të buxheteve vjetore të Qeverisë së Kosovës (duke përfshirë shtesat në mes të vitit dhe fundvitit) në vitin 2014, 2015, 2016 dhe 2017 që nuk përmbushin shumat e kërkuara për t’i mbështetur punimet dhe flukset e nevojshme të parasë të komunikuara në letrat e referuara”, thuhet në letër.

Me gjithë vonesat që kanë ndodhur tashmë, menaxheri i “Bechtel”-it shprehet se buxheti i konfirmuar vjetor i vitit 2017 për projekte i Qeverisë së Kosovës nuk ndan fonde të mjaftueshme për ta mbështetur kohën aktuale për kompletim të projektit. Për më tepër, buxheti i publikuar i Qeverisë së Kosovës ka bërë dispozita për t’i mbështetur punimet deri në vitin 2019.

“Si i tillë dhe me vonesën e vazhdueshme të Qeverisë në aprovimin e aneksit, BEGP-ja jep njoftimin e kërkesës në përputhje me Nënklauzën 20.1 (Kërkesa e Kontraktuesit) për çdo kosto, plus fitimin e arsyeshëm dhe kohën e përfundimit, që del si rezultat i pengesës të shkaktuar nga çështjet e përmbledhura më lart, duke përfshirë kërkesën e punëdhënësit për zgjatjen e kohës për përfundimin e punëve”.

Mst: Zbardhet një nen i kontratës

Në mbledhjen e së martës të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku raportoi për këtë çështje ministri aktual i Infrastrukturës Pal Lekaj, u zbulua një nen i kontratës për autostradën “Arbër Xhaferi”.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se kostoja prej 14.8 milionë eurove ka qenë e mbështetur në kontratë. “Me kontratë është e paraparë që për çdo muaj vonesë në pagesë penalltia është 1 milion euro”, ka thënë Bajrami, derisa ka kritikuar raportin e ministrit Lekaj se është në favor të kompanisë.

Nga ana tjetër, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka zbuluar para deputetëve raportin në detaje për këtë punë, i cili u publikua të hënën i plotë nga gazeta “Zëri”.

Lekaj ka polemizuar me ish-ministren Bajrami lidhur me atë se pse qeverisja e kaluar nuk e ka nënshkruar aneksin e kontratës me kosto prej 14.8 milionë eurove.

“Si pasojë e kësaj tash po na duhet të negociojmë për një çmim shumë më të lartë”, ka thënë Lekaj. 

Image

Image

“Në një takim të mëvonshëm më 10 janar 2017, ku morën pjesë kryeministri, zëvendëskryeministri, ambasadori amerikan, këshilltari ligjor i kryeministrit, ministri i Infrastrukturës, ministri i Financave dhe partneriteti i përgjithshëm ‘Bechtel Enka’ (BEGP), u konfirmua se BEGP-ja konsiderohet se ka të drejtë për zgjatjen e kohës për kompletim për shkak të kufizimeve buxhetore”, thuhet në letrën e Alkhazraji drejtuar ministrave të qeverisë “Mustafa”, Avdullah Hotit, Blerand Stavilecit, Hykmete Bjaramit dhe Ferat Shalës.

Në këtë takim kryeministri Mustafa kishte kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar më tej aneksin e kontratës, i cili tashmë ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror dhe që përfshinte zgjatjen e punimeve prej një viti me një kosto shtesë prej 14.8 milionë eurosh.

Sipas kësaj shkrese, “Bechtel&Enka” ishte e gatshme ta nënshkruante aneksë-kontratën, por e njëjta nuk ndodhi nga pala tjetër, Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës  u përgjigj më 12 dhjetor 2016, duke shpjeguar se Komiteti Drejtues Ndërministror nuk kërkon një vendim të Qeverisë së Kosovës dhe se shtojca mund të nënshkruhet nga punëdhënësi në bazë të vendimit të Komitetit Drejtues Ndërministror të datës 30 shtator 2016.

Si i tillë, partneriteti i përgjithshëm i ‘Bechtel-Enka’-s (BEGP) ishte gati të nënshkruante aneksin, i cili ishte rënë dakord midis palëve dhe ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror”, thuhet në letrën e menaxherit të “Bechtel”-it. Por, nga Qeveria e Kosovës nuk u ndërmor më asnjë veprim.

Pas një viti kompania doli me pretendimin prej 63 milionë eurove, duke u bazuar në zgjatjen e kohës së kontratës, si dhe në koston për qëndrimin e stafit dhe të makinerive në Kosovë...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)