Aksion në Prishtinë e Mitrovicë, ATK-ja mbyll gjashtë biznese

Ekonomia January 23, 2018 - 15:29

Administrata Tatimore e Kosovës-Divizioni i Lojërave të Fatit, javën e kaluar ka ndërmarr aksion dy ditore në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjsh

Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur gjashtë biznese të kësaj veprimtarie, të cilat janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 22 mijë euro.

Sipas ATK-së, ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të  Kosovës.