Kërkohet publikimi i kontratës me “Bechtel&Enkan”, Lekaj paralajmëron Arbitrazhin

Ekonomia January 23, 2018 - 12:22

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, para komisionit për Zhvillim Ekonomik, Industri, Tregti, Industri  dhe Zhvillim Rajonal ka shpjeguar për penalizimet nga mospërmbushja e detyrimeve të Qeverisë ndaj kontraktorit “Bechtel&Enka” për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lekaj tha se asnjëherë nuk ka thënë se shumë që duhet të paguhet është 63 milionë euro, për çështjen e vonesës së pagesës së punimeve në autostradën për Shkup.

AI  ka paralajmëruar rrezikun për edhe një padi të re në Arbitrazh.

Sipas tij, afati për përfundimin e kontratës ka qenë 20 janar 2018, mirëpo është kërkuar nga ish ministri, Lutfi Zharku, që ky afat të zgjatet deri më 31 dhjetor 2018, por Qeveria e kishte kthyer mbrapa një kërkesë të tillë duke thënë se duhet të vendos komiteti ndërministror, ndërsa nga ajo kohë nuk është marrë asnjë veprim.

Anëtarët e komisionit, Mimoza Kusari -Lila dhe Dardan Sejdiu kërkuan nga ministri publikimin e kontratës me “Bechtel&Enkan”.

Ndërsa, ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se në kontratë është e specifikuar që për një muaj vonesë kontraktuesit duhet t`i paguhet 1 milionë euro, raporton EO, transmeton Klan Kosova.