Drejtori i KEK-ut: Nuk ka krizë energjetike në Kosovë

Ekonomia January 22, 2018 - 21:52

Kryeministri Ramush Haradinaj pasditën e së hënës e kaloi në Korporatën Energjetike të Kosovës. Vend ky që po e viziton shumë shpesh.

Qëllimi, siç tha ai, ishte që të kuptonte se a do të plotësohen nevojat për energji në vend nga prodhimi në KEK.

Edhe drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka pohon se janë duke i mbuluar rreth 87 për qind të kapacitetit elektroenergjetik.

Sa i përket rigjenerimit të energjisë, Gjuka deklaroi në Tribuna Channel së është optimist se kjo sezon do të kalohet pa sfida.

Gjuka foli edhe për shpronësimet në Hade dhe Shipitullë.

LEXO EDHE: Haradinaj: Çmimi i rrymës nuk do të rritet

Sipas tij, banorët janë duke bashkëpunuar me noterin për të marrë aprovimin për shpronësim.

Gjuka nuk bëri të ditur se cila mund të jetë kostoja e shpronësimeve, sipas tij, është një proces i vazhdueshëm. 

Drejtori i KEK-ut shton se e mira është që banorët po bashkëpunojnë.