Serbia planifikon fonde për serbët në Kosovë

Ekonomia January 21, 2018 - 16:16

Ministria e Administratës Publike dhe Vetëqeverisje Lokale e Serbisë ka thënë se do të bëjë gjithçka që një pjesë të burimeve të zhvillimit ekonomik t’i ndajë për komunitetin serb në Kosovë.

Ky hap, sipas Sekretarit të Shtetit nga kjo ministri, Bojan Steviq, do të ndërmerret për të forcuar kapacitetet e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, shkruan B92, përcjell Klan Kosova.

“Zhvillimi ekonomik dhe punësimi i serbeve të Kosovës është prioritet”, ka thënë Steviq.

“Vizita e presidentit Vuçiq u ka dhënë kurajë komunitetit serb për të qëndruar dhe për të mbijetuar në krahinën tonë jugore”, ka thënë ai.

Një numër i madh i serbëve të Kosovës, thuhet se kanë shkruare dje në Llapnasellë për ta takuar Vuçiqin dhe për të diskutuar për problemet e tyre me të.

Më tej thuhet se ata kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen praktike, ekonomike dhe problemeve ekzistenciale dhe mbi të gjitha punësimin.