Ilir Mulaku anëtar i Unionit të Bizneseve në Gjermani si dhe afarist në biznesin e hoteleve

Ekonomia January 20, 2018 - 13:49

“Ciao Berto” edhe një herë dëshmoi se është kompani serioze dhe e përkushtuar në punën që bën.

Së fundmi ajo është bërë pjesë e Unionit të Bizneseve në Gjermani, përkatësish Ilir Mulaku, i cili po ashtu është edhe afarist në biznesin e hoteleve.

“Ciao Berto”, po merr pjesë në panairin IMM Cologne.

Njoftimi i plotë i Ciao Bertos:

Isha për vizitë në panairin IMM Cologne dhe vizitova Ciao Berto-n, prodhuesin vendor ku kishin paraqitur produkte kualitative, të cilët kishin arritur dizajnin bashkohorë ta përcjellin edhe në funksionalitet. Gjatë kësaj periudhe kohore arritëm që të bëjmë një marrëveshje me kompaninë.

Ne si Ciao Berto jemi shumë të kënaqur që kemi arritur të ekspozojmë prodhime nga sektori i mobilierisë dhe risitë e modeleve bashkohore që konkurrojnë tendencat e këtij tregu në botë.

Produktet e ekspozuara në këtë panair janë të gjitha prodhime vendore, kjo që na bën edhe më të lumtur.

Ky panair na ka ofruar mundësi të reja për zgjerimin e tregjeve të shitjes dhe vet fakti se ne jemi të pranishëm në panairin IMM Cologne vazhdon të dëshmoj rrugëtimin tonë të suksesshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që klientët tanë të kenë zgjedhje dhe të jenë të kënaqur me produktet tona

Të gjithë të interesuarit mund të na gjej në hall 5.2.

Panair do të qëndroj i hapur deri më 21/01/2018.

Ju Mirëpresim!