ATK do të publikoj listat e tatimpaguesve borxhlinj

Ekonomia January 16, 2018 - 14:25

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi thotë se të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera ndaj saj, pas datës 1 shkurt 2018, do të publikoj listat e borxhlinjve.

“ATK, inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimore, me që pas datës së lartë cekur [1 shkurt 2018], do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK thotë se “me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”.

ATK inkurajon që të përmbushën detyrimet tatimore në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve./Lajmi.net/