Ekonomia

Qeveria paralajmëron se katër kompani të mëdha mund të investojnë në Kosovë

Qeveria paralajmëron se katër kompani të mëdha mund të investojnë në Kosovë
13 janar 2018 • 14 : 05

Qeveria ka shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitorët Strategjik.

Qeveria, muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjik.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik në Republikën e Kosovës. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë për media.

Njoftimi i Qeverisë njofton se me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr Dritën e Gjelbër.

Zv.kryeministri, Dardan Gashi, ka thënë se janë katër kompani që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Kosovë.

“Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është i dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë”, ka thënë me këtë rast, zv.kryeministri dhe njëherësh ministër i Diaposrës, Dardan Gashi.

Qeveria e Republikës së Kosovës muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjik.

 

© zëri.info