Këta janë katër kandidatët për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës

Ekonomia January 12, 2018 - 17:39

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 24-të të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga kompetencat e saja kushtetuese dhe ligjore.

Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:

Fehmi Mehmeti

Shkëndije Himaj

Besnik Bislimi
, dhe

Safet Merovci

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit nr.06/98 të Qeverisë së Kosovës të datës 29 qershor 2016, për emërimin e zëvendësdrejtorit për Shërbime të Navigacionit Ajror për çështje operative dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror për çështje financiare administrative.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën për miratimin e buxhetit për komunën e Lipjanit pas aprovimit të buxhetit për vitin 2018 nga Kuvendi Komunal i Lipjanit, me datë 18.12.2017.

Ky aprovim i buxhetit ka qenë i nevojshëm, pasi që Asambleja Komunale e Lipjanit është vonuar në aprovimin e buxhetit brenda afatit ligjor.