Hamza: Pagat rriten me 4%, skemat sociale me 20%

Ekonomia January 10, 2018 - 21:44

Ministri i Financave Bedri Hamza, deklaroi se buxheti i Kosovës për vitin 2018 është buxhet që bazohet në të hyrat reale që do të jenë nga disa shtylla.

“Projektet më të mëdha e zënë ato kapitale, ku përshihet vazhdimi i ndërtimit të Autostradës për Shkup, Gjilan, rruga për Pejë, Mitrovicë etj. Ka hapësirë për projekte e tjera”, tha ai sonte në emisionin Monitor”, në Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas tij në këtë buxhet parashihet të kemi investime në sundim të rendit dhe ligjit, ku do të ketë edhe shtim të punësuarve në këtë sektor. I pari i financave, theksoi se do të Kosova për vitin 2018, do të ruan stabilitetin financiar që është vlerësuar edhe nga akterët ndërkombëtar.

Ai bëri me dije se buxheti i investime kapitale është shpenzuar mbi 90 për qind në vitin e kaluar. Hamza ka kërkuar që organizata buxhetore, apo institucionet e Kosovës, duhet që kur të bëjnë kërkesa për të investuar, duhet që t’i kryejnë punët, si ndarjen e parcelës, etj.

Hamza: Këtë vit fillon ndërtimi i hekurudhës

Ministri i Financave Bedri Hamza ka paralajmëruar që do të ketë investime në hekurudhën e Kosovës. “Kemi projektin e hekurudhës që financohet nga disa institucione të huaja ndërkombëtare, ky projekt do të fillojë këtë vit”, deklaroi ai.

Për buxhetin e komunave, Hamza, tha se këtë vit është rritur buxheti për ta me mbi 50 milionë euro. “Nuk ka diskriminim  të komunave, në Kosovë, ka nevojë për shumë investime. Këtë vit kemi qenë mjaft përkrahës për furnizim me ujë”,  theksoi Hamza.

Hamza: Pagat rriten me 4%, skemat sociale 20%

Ministri i Financave Bedri Hamza, bëri me dije se të punësuarit në Kosovë do të marrin pagat me rritje për muajin janar.

“Është rritje e pagave për të gjithë prej 4 %. Ne kemi legjislacionin në fuqi që lidhet me rritjen e pagave. Rritja e pagave shkon me rritjen ekonomike e cila ndërron për çdo vit, pra ajo rritet”, tha Hamza. Ai vlerësoi se këtë vit do të ketë rritje më të madhe për skemat sociale. “Familjet në skemat sociale do të marrin 20 % të rritjeve”, theksoi Hamza.

Për problemin që ka të bëjë me kërkesën e Bektel Enkës, për pagesën prej 63 milionë eurove, për shkak të dënimeve, Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se ky projekt menaxhohet nga Ministria e Infrastrukturës. “Si Ministri e Financave, nuk ka marr asnjë kërkesë për këtë problem. Ne do të trajtojmë pastaj. Do të jemi në përputhje më ligjit, e kontratën. Deri sa nuk kam dokument zyrtar nuk do të flas për këtë problem”, theksoi Hamza.

Për pagën minimale, ministri Hamza se në sektorin privat ka kompani që paguajnë mirë, me mijëra euro “Kjo varet prej profilit të kompanisë. Ne asnjëherë nuk kemi deklaruar që të trajtojmë pagën minimale.

Për bashkimin e Doganës së Kosovës, tha se nuk dot ketë shkrirje, por integrim të tyre.

Kurse për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit që u bë temë në opinionin kosovar, Hamza tha se nuk kanë mundur të mbledhin kurrë asnjë cent, pasi që është edhe parashkruar. “Kjo i takon Ministrisë së Ambientit. Asnjëherë nuk është mbledhur asnjë cent nga kjo fushë. MF-ja, nuk e ka bazuar kurrë në tabelat e buxheti prej vitit 2006”, theksoi Hamza.

Ministri i Financave Bedri Hamza, deklaroi se në Kosovë, nuk ka rregullator për kriptovaluta. “Secili që investon rrezikun e merr mbi vete. Nuk ka asnjë rregull që i mbron ata që investojnë në kriptovaluta. Ka lëvizje të tyre në treg, por varet prej atyre që investojnë ata”, theksoi ai.