Kampi i mjerimit, në Kosovë

Ekonomia January 02, 2018 - 20:09

Në baraka komplet të rrënuara, pa ujë, shpesh pa rrymë, e në temperatura të ulta, banorët e Plemetinit të Obiliqit i zuri edhe Viti i Ri 2018.Në këtë të ftohtë, fëmijët nuk kanë as çfarë të veshin.

E banorët po thonë se nuk kishte festë për ta, madje nuk po kanë as ushqim.

Sipas kësaj banoreje gjatë tërë vitit askush nuk u interesua për ta.I zhgënjyer, Kader Ajeti po thotë se është i lodhur nga kjo gjendje e mjerueshme, ku më shumë janë të uritur se sa të ngopur.Sikur të mos iu mjaftonin këto halle. Këta banorë po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.