Kosovarët shpenzues të mëdhenj për festat e fundvitit

Ekonomia December 31, 2017 - 11:48

Me 17.6 për qind të popullsisë në varfëri të plotë dhe 5.2 për qind e tyre në varfëri ekstreme, kosovarët, megjithatë, del se janë goxha meraklinj në festa. Sidomos për festat e fundvitit.

Në këtë periudhë kohore qytetarët me të varfër në Evropë shpenzojnë miliona euro, derisa mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë e festojnë Vitin e Ri.

Kështu ka dal sipas raportit “Blerjet e Familjeve kosovare për festat e fundvitit” i realizuar nga kompania “Uboconsulting”.

Sipas këtij raporti, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht 141 euro për festat e fundvitit, ndërsa në total shpenzimet shkojnë deri në 36 milionë euro.

“82 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thuhet në raport.

Anketa e  është realizuar me 1 mijë e 65 respondentë dhe përfshin 38 komuna të Kosovës.

Shporta e kosovarëve për fundvitshkon në ushqim e pije

Prej 141 euro sa shpenzon mesatarisht një familje kosovarepër festat e fundvitit, ka dalë se pjesa më e madhe e tyre shkojnë për ushqim dhe pije.

Sipas raportit, 71 për qind e parave për festat e fundvitit shkon në ushqime e pije.

“12 për qind për dekorime; 11 për qind për dhurata dhe 6 për qind të tjera”, thuhet në raport.

Një statistikë interesante ka dal tek dhuratat. Kur qytetarët janë pyetur se çfarëdëshirojnë për dhuratë për fundvit, shumica prej tyre kanë deklaruar se duan para të gatshme.

“80 për qind preferojnë para të gatshme si dhuratë tëfundvitit. 35 për qind preferojnë para të gatshme”, tregon raporti.

Anketa e ka nxjerrë edhe një detaj sa i përket raportit të te rinjve me teknologjinë informative. Një pjesë e mirë e respondentëve kanë thënë se dhuratë për fundvit do të kishin dashur një telefon të mençur apo laptop.

Ndërkaq i vogël është numri i atyre që kanë deklaruar se duan të pranojnë një libër si dhuratë për fundvit.

 Varësia nga rrjetet sociale

Ndikimi i rrjeteve sociale tek kosovarët duket se është goxha i madh. Madje edhe kur janë në pyetje informatat për produkte të ndryshme.

Si burim kryesor të informimit rreth produkteve për festat e fundvitit, ka dal së janë ato përmes televizionit dhe rrjeteve sociale.

“82 për qind e tyre kanë thënë se marrin informacione nga televizioni ndërsa 54 për qind nga rrjetet sociale”, thuhet në raport.

Ndryshe në këtë anketë të rrallë të UboConsulting janë intervistuar 1 mijë e 65 respondentë. Prej tyre 820 janë shqiptarë, 150 serb dhe 95 nga komunitetet tjera.

Hulumtimi është realizuar në 38 komunat e Kosovës. /Gazeta Fjala/

Image