“Ramush Haradinaj ka me ua nxi jetën sekserëve që blejnë e shesin rrymë”

Ekonomia December 29, 2017 - 11:09

Halil Matoshi thotë se kryeministri Ramush Haradinaj do t'ua nxijë jetën sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor.

Ai bën të ditur se çmimi i rrymës nuk është rritur për asnjë cent. Rrymë do të ketë, thotë Këshilltari i Haradinajt

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën - për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve!

Ndërsa mediat që u ka humbur sensi i luftës për të vërteten i ftoj për ballafaqim me faktet!

Le të dihet: Nuk është etike të shpifet kinse një qytetar x prej dy milionëve pretendon se është rritë çmimi i rrymës elektrike.

1. Çmimi i rrymës nuk është rritë për ASNJE CENT dhe këtë e ka parandalu Kryeministri.

2. Ndërprerjet sëfundi janë pasojë e prishjeve teknike ngase po prodhohet në KEK me kapacitete të plota...

3. Rrymë ka me pasë! Kosova nuk është më ajo e para 11 shtatorit!