MTI vendos taksë për bllokat e Serbisë (Dokument)

Ekonomia December 28, 2017 - 16:44

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë edhe një vendim që lidhet Serbinë, për importin e produkteve ndërtimore. Më parë, kjo Ministri kishte vendosur taksë ndaj importit të miellit, vendim që ishte parë i padobishëm nga Federata e Bujqve të Kosovës.

Bllokat që do të hynë nga Serbia në Kosovë tash e tutje do të paguajnë taksë shtesë për dy cent në bllok. Ky është vendimi më i ri që ka marrë Bajram Hasani Ministri i Tregtisë, ne raport me Serbinë, pas atij te miellit, që ishte vlerësuar pa efekte për bujqit nga Federata e Bujqve pasi sipas tyre vjen sasi më e madhe e grurit se sa e miellit.

Në vendim që ka siguruar Gazeta Express tregohet se Dogana e Kosovës udhëzohet që të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e prodhuesve të materialit ndërtimore më bazë nga argjila.

Në këtë dokument tregohet se ky vendim hynë në fuqi nga dita e sotme. /Gazeta Express/.