Ramiz Kelmendi jep disa shpjegime për Bitcoin

Ekonomia December 25, 2017 - 22:44

Kriptomonedha më e popullarizuar në botë së fundmi arriti pikën më të lartë duke e kaluar vlerën e më shumë se 20 mijë dollarëve, por prapë pati një rënie të madhe.

Zhvendosja e tillë e çmimeve ka bërë që disa nga bankat më të mëdha të botës të denoncojnë Bitcoinin si një mashtrim, duke i paralajmëruar investitorët për një flluskë spekulative e destinuar të dështojë.

Derisa çështja nëse është një “mashtrim ose jo”, “shqetësimi rreth kësaj çështje” është duke qarkulluar edhe në rrjetet sociale.

Për këtë, biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës ka dhënë disa sqarime dhe shpjegime të nevojshme rreth Bitcoin:

Disa sqarime dhe shpjegime të nevojshme për Bitcoin!

Bitcoin (Valuta virtuale) – Produkt elektronik

Fjala – bit – është impuls elektronik me gjendje impulse 1 dhe 0, ku të gjitha sistemet elektronike përdorin këtë system – bitesh.

Fjala – coin – është kuptim i monedhës për ta metalizuar impulsin.

Bitcoin nuk është monedhë virtual apo elektronike, por është produkt elektronik apo virtual me nominacionin Bitcoin, e i cili nxjerret në treg i prodhuar nga makineritë e kombinuara dhe si i tillë ka vlerë financiare, apo të shprehemi ndryshe aksione të cilat krahasohen me valutat zyrtare, në këtë rast më dollarin.

Ky produkt ka koston e prodhimit, e cila kosto ka, blerjen e aparaturave dhe shpenzimin e konsiderueshëm të energjisë, që të lë përshtypjen e seriozitetit prodhues dhe të kushtueshmërisë.

Ky produkt si i tillë, është kombinim bitash (apo impulsa elektronike) që ne i quajmë barkode apo kodifikim i nxjerrë nga program i prodhimit që është implementuar në kompjuterë, dhe me këtë qëllim programi së pari nxjerrë sasi të konsiderueshme Bitcoinash në mënyrë që të afirmojë dhe motivojë shpërndarjen dhe idenë e përfitimit në njërën anë, përderisa në anën tjetër krijuesi i kësaj (bitcoin) punon në rritjen virtuale në tregun kuptohet virtual, ku krahas kësaj, me kohë, programi veç është akorduar (rregulluar) që të zvogëlojë prodhimin e bitcoinave në mënyrë që krijuesi i valutës në fjalë të fillojë të nxisë rënien në vlerë në tregun virtual.

Në e dijmë se në çdo vend të Botës, nxjerrja në treg e çfarëdo valute, si e letres apo elektronike, sanksionohet me ligjet në fuqi. Valuta ka formen, modelin, vlerën dhe sasia e saj është e regjistruar në Bankat Qëndrore të një shteti. Krahas kësaj, e dijmë se edhe shtypshkronja që shtyp monedha merrë vlerë financiare për koston e punës ku i tërë prodhimi mbikëqyret profesionalisht në mënyrë që të mos ketë shtypje të pakontrolluar. Pra të gjitha monedhat e kanë numeracionin dhe vlerën e shtypur në të.

 

Nëse krahasojmë këto të dhëna të mësipërme, me Bitcoin, që prodhohet nga çdokush, në çdo vend, nga kushdo që ka paisje, dhe kjo nuk ka mbikëqyrje, nuk regjistrohet askund dhe nxjerret në treg pa vlerë fikse; (1 dollar, 5 dollar, 1100 dollar apo më shumë) e kur e shohim se është edhe produkt pra elektronik që si sqarim gjason si një produkt berzian p.sh. bakër që ka vlerë në tregun aksional, na del asjë më shumë se një prdukt me vlerë valutore – dollar që nesër mund të ngritet në 300 dollar apo më shumë.

Bitcoin është pra produkt me vlerë të ndryshuar sikurse metalet e çmuara ose produktet berziane të cilat në momentin që investohen, krijohet përshtypja vizuele, kinse është duke u kërkuar, e që kjo bënë që shumë nga akterët të mos e shesin produktin suke besuar se nesër apo pas 6 muajsh mund të shitet më shtrenjtë, e që në fakt atëherë veçse ndodhë piramida aksionale, ngopet tregu, arrihet synimet e krijuesit, fillon të nxitet shitja e premtuar dhe fillon rënia e aksioneve nën çmimin e blerjes, ku në shumicën e rasteve çmimi nuk e mbulon as koston e blerjes së pajisjeve e lëre më koston e prodhimit.

Disa njerëz kanë shpresuar që me këtë valutë – produkt virtual – mund të blesh çdo gjë. Kjo ka rezultuar e pamundur, meqë siç e thamë, bitcoin nuk është valutë e regjistruar si valutë për blerje, por si valutë për shitje. Edhe makineritë gjithnjë kanë qenë të ekspozuara për shitje të këtij produkti virtual. Shembull për të sqaruar edhe më tej: I investon në të 10 dollar dhe merr kundërvlerë bitcoina, është njëjte sikurse i investon 5 dollar dhe merr si kundërvlerë një pako Marlboro. Nuk ndodhë pra që të investosh bitcoin e të marrësh dollar, sepse kjo është e dënueshme me ligj.

 

Në fund, është mirë që të kuptohet, se jo çdoherë idetë inovative janë fitimprurëse për të gjithë, e në veçanti nëse këto janë piramidale . Andaj, sa më shpejt që të kuptohet ky fakt, aq më shpejt do të kursehemi nga këta krijues të produkteve virtuale. Krijuesve në fjalë, produkte të tilla, do tju shërbejnë vetëm si një grumbull bitash elektronik dhe mund tju shërbej si një histori e humbjes së lehtë.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës

Pronar i ‘Elkos group-Etc’