Kosovarët nuk paguan vetëm për veriun, por për gjithë serbët

Ekonomia December 21, 2017 - 10:57

Skandali i faturimit të energjisë së harxhuar nga serbët e veriut në kurriz të kosovarëve, bëri që Avokati i Popullit të reagojë dhe kështu të ndalojë kjo praktikë.

Pas kësaj u fol për një rritje të çmimit të energjisë, e cila gjë çoi në protesta të qytetarëve para KEDS’it dhe para Qeverisë së Kosovës

Por, ani pse në publik është diskutuar vetëm çështja e serbëve të veriut, duket se barrë për faturat e kosovarëve kanë qenë të gjithë serbët qe jetojnë në Kosovë.

Këtë e ka thënë mbrëmë vetë drejtori i KEK’ut, Arben Gjukaj, i cili ka sqaruar se KEK kishte zgjeruar rrjetin edhe nëpër enklavat serbe në Kosovë e dhe pas kësaj ishte arritur një marrëveshje që faturat t’i dërgoheshin UNMIK’ut, e pas pavarësisë ky faturim i kaloi Qeverisë së Kosovës, shkruan Metro.

‘Pas vitit 2012 kur filluan negociatat ne kemi bërë një shtrirje nëpër enklavat serbe. Të gjitha enklavat. Për çdo muaj ka fakte që faturat i janë adresuar UNMIK-ut. Pas pavarësisë një faturë i ka shkuar UNMIK-ut një qeverisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë paguar vetëm rrymën e veriut, por për të gjitha enklavat serbe në Kosovë’, ka thënë Gjukaj në një emision televiziv.

Ndryshe, Kosova ka disa komuna me shumicë serbe e që nuk paguajnë rrymë. Përveç Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Zveçanit e Leposaviçit, komuna me shumicë serbë janë edhe Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Shterpca, Novobërda dhe Kllokoti./gazetametro.net