Fshati ‘fantazmë’ (FOTO / VIDEO)

Ekonomia December 15, 2017 - 18:03

Një person në hyrje të “Mirenëve” ku edhe fillojnë objektet shumëkatëshe, më shumë ngjanë në rojtar fshati që vëzhgon lëvizjet e të huajve se banorë.

Qindra shtëpi shumëkatëshe të ndërtuara viteve të fundit, super luksoze nga pamja e jashtme, të japin përshtypje së ke hyrë në një vendbanim të milionerëve, por në fakt të shtinë frikën kur hyn oborreve të tyre dhe nuk sheh asnjë banorë. Madje në oborret e tyre shihet qartazi se nuk ka shkelur këmbë njeriu prej shumë kohësh.

Krejt këto pamje ta japin përshtypjen e një “Fshati fantazmë”, siç edhe ngjanë lagjja Mirena në Hade të Obiliqit.

Një i moshuar, që duket se është njoftuar nga ‘lajmëtari’, endet thuajse i vetëm nëpër rrugët që lidhin qindra shtëpitë e lagjes së ndarë në dy pjesë, në një distancë prej afro 1 kilometri nga njëra tjetra.

Ai fletë me emocion për fatin e banorëve buzë greminës së thëngjillit.

“Na janë ofruar ekskavatorët në prag. Lagja tjetër që shihni përballë është tani në radhë për shpronësim. Qeveria pasi të përfundojnë me ta do të vjen ka trojet tona”, bënë me dorë ai drejtë shtëpive të fqinjëve të tij që presin të arrijnë marrëveshje për shpronësim me Qeverinë e Kosovës ose të largohen me dhunë siç i ka paralajmëruar para pak ditësh kryeministri, Ramush Haradinaj.

Përballë kësaj lagje, në një distancë vetëm 200 metra, tash e 14 muaj presin ekskavatorët gjigant të KEK-ut të fillojnë nxjerrjen e thëngjillit për ta furnizuar Kosovën me energji elektrike.

Të premten (15.12.2017) pronarëve të këtyre shtëpive iu ka kaluar ultimatumi që i ka dhënë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj për të nënshkruar marrëveshje për shpronësim.

Kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë ekskavatorëve të KEK-ut për të “përbirë” këtë lagje, 150 metra nën themelet e secilës fshihet thëngjill që do të tejkalonte krizën energjetike në vend.

Tentativa e fundit e shtetit për të arritur “paqen” me mirenët ka qenë edhe të mëngjesin e së premtes, por rezultoi e pa suksesshme sepse “Komisioni i Shpronësimit përkundër përkrahjes së forcave të policisë nuk u lejuan të hyj në lagje dhe të bëjë matjet e këtyre shtëpive.

Komisioni shtetëror u bllokua nga një grup banoresh të kësaj lagje e qe kryesisht ishin gra dhe fëmijë.

Komisioni siç merr vesh gazeta është tërhequr për ta shmangur konfliktin me banorët dhe për t’i hapur rrugën edhe një herë negociatave para vendimit përfundimtar për të hyrë me forca speciale në këtë lagje.

Ekipi i Gazetës Fjala dhe portalit INFOKUSI të njëjtën ditë ka qëndruar në këtë lagje, por për dallim nga koha e mëngjesit kur zyrtarët e shtetit u tërhoqën me arsyetimin se u penguan nga banorët, nuk shihej prezencë e madhe të banorëve në këtë zonë.

Madje shumica e shtëpive ishin të boshatisura dhe të pa banuara. Siç shihet edhe nga fotot dhe videot e realizuar në terren, oborret e këtyre shtëpive tregojnë se nuk ka jetë aktive në to.

Për më tepër në shumë pak shtëpi ka dëshmi për jetë, derisa në gjithë lagjen Mirena janë parë vetëm dy gra.

Portali INFOKUSI dhe Gazeta Fjala si dëshmi sjellin fotografitë dhe video nga vendi i ngjarjes.

Image

 

Image

Image

Image