Rryma pritet të shtrenjtohet, pas krizës me qymyr

Ekonomia December 15, 2017 - 10:32

nergjia elektrike mund të shtrenjtohet për rreth 20 për qind, nëse furnizimi vazhdon të mbulohet nga importi, thonë zyrtarë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), njofton Radio Europa e Lirë.

Në Kosovë, një sasi e madhe e energjisë elektrike është duke u importuar nga shtetet e rajonit, kryesisht nga Shqipëria, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike.

Mungesa e rezervave të qymyrit ka detyruar furnizuesin të importojë energji më shumë sesa ka qenë e planifikuar, thotë Adelina Murtezaj, zëdhënëse në ZRRE.

Kjo sipas saj është arsyeja e rritjes se mundshme të çmimit të energjisë elektrike nga muaji prill i vitit të ardhshëm.

“Nëse vazhdohet me këtë trend të njëjtë deri në mars të vitit 2018, mund të ndikojë në tarifat e energjisë elektrike për 18.7 për qind. Do të thotë se tarifat mund të rriten në rast se vazhdohet me trendin e njëjtë të importeve”, thotë Murtezaj për Radion Evropa e Lirë

Shkrimi i plotë nga Radio Europa e Lirë.