Rryma e shpenzuar në veri iu faturua të tjerëve që të mos bankrotonte KEDS (VIDEO)

Ekonomia December 12, 2017 - 20:14

Para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari solli të gjeturat dhe rekomandimet e institucionit që përfaqëson në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar  në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

“Konfirmojnë se rryma elektrike e shpenzuar në veri inkasohet nga qytetarët e pjesës tjetër të vendit dhe vlera është tetë milion euro kjo është shkresë zyrtare e dhënë nga ZRRE. Në pyetjen pse është ushtruar e pse është zgjedh kjo metodë për më t’i mbuluar shpenzimet e veriut na është thënë se po të mos kishte ndodh kjo KEDS  do të bankrotonte si kompani në vend do të shkaktohej krizë energjetike dhe me fjalë të tjera kishim pas një kolaps energjetik në vend”, ka thënë Jashari, njofton Klan Kosova.

Ai kujtoi se më pas gjykata themelore urdhëroi  suspendimin e vendimit të ZRRE-së të vitit 2012, deri në shqyrtim të dëmit që u është shkaktuar qytetarëve duke u inkasuar borxh për energji të pa shpenzuar.