164 milionë euro donacione në vitin 2016 (VIDEO)

Ekonomia December 11, 2017 - 21:25

164 milionë euro i kanë dhuruar Kosovës vetëm në vitin 2016.Por, pavarësisht kësaj shume, ambasadorët e shteteve që konsiderohen mike të Kosovës, thonë se ende ka shumë për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.

Në forumin e nivelit të lartë të organizuar nga Ministria e Integrimeve u kërkua më shumë punë në sistemin e drejtësisë, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se prioritet duhet të jetë fusha e drejtësisë, derisa ajo në vazhdimësi kërkon hartimin e një koncept dokumenti për suspendimin e zyrtarëve që kanë aktakuza.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njoftoi se nga 2018-ta do të fillojë rishikimi i sektorit të drejtësisë.