Ministria e re, 150 mijë euro për automjete

Ekonomia December 08, 2017 - 10:30

Një shumë e konsiderueshme e mjeteve, prej hiç më pak se 150 mijë euro, gjatë vitit që vjen prapë ka paraparë që t’i shpenzojë edhe Ministria e Inovacionit, e cila është formuar tash e që drejtohet nga Besim Beqaj.

Po ashtu, sipas projektbuxhetit të vitit 2018, gjatë vitit që vjen 100 mijë euro për këtë qëllim do t’i shpenzojë Universiteti i Prishtinës, derisa për këtë qëllim Zyra e Avokatit të Popullit do t’i shpenzojë 66 mijë euro e derisa Komisioni i Pavarur i Mediave ka planifikuar që gjatë vitit 2018 t’i shpenzojë 60 mijë euro, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës 30.000 euro, si dhe Zyra Kombëtare e Auditimit 25.000 euro.