1 milion euro shpenzime konfidenciale

Ekonomia December 08, 2017 - 10:21

Duke u bazuar në projektbuxhetin e vitit 2018, shihet se gjatë vitit që vjen e të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, Polica e Kosovës për shpenzime konfidenciale ka paraparë 1 milion euro.

Po ashtu për autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe automjete speciale të tjera ka paraparë një buxhet prej 920 mijë eurosh, për hetuesi 200 mijë euro, për pajisje të teknologjisë informative 550.700 euro, për pajisje policore 2.600.000 euro, për pajisje te avancuara për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit shtetëror 200 mijë euro, si dhe për pajisje të specializuara për Policinë Kufitare 300 mijë euro.