Vazhdon të mbetet i pashfrytëzuar thëngjilli në Obiliq

Ekonomia December 05, 2017 - 20:45

Thëngjilli tash për tash mbetet një nga burimet kryesore të energjisë elektrike në Kosovë.

Por lënda e domosdoshme për prodhimin e rrymës në termocentralet e vendit, ka kohë që nuk nxirret nga nëntoka e fshatit Shipitullë të Obiliqit.

Kadri Krasniqi thotë se të parët e tij kanë mbi 300 vjet që jetojnë në këtë fshat. Pavarësisht kësaj, tregon se është i gatshëm të largohet në mënyrë që vendi të mos shkojë në kolaps. Megjithatë, Kadriu shprehet se nuk ka ku të shkojë sepse shtëpia dhe toka nuk po u paguhen aq sa duhet.

Kurse Korporata Energjetike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, u bën thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore të lajmërohen në zyrat e KEK-ut – Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo më vonë se deri më 15 dhjetor 2017.

Përveç kësaj, KEK-u deklaron se vonesat për marrëveshje nuk janë në të mirën e banorëve, por gjithashtu ndikojnë direkt edhe në stabilitetin financiar të korporatës dhe punëtorëve.