Kosova nënshkruan protokollin për Bashkëpunim Zhvillimor me Qeverinë gjermane

Ekonomia December 05, 2017 - 12:50

Ministria e Financave sot ka mbajtur  Konsultimet mbi Bashkëpunimin për Zhvillim me Qeverinë gjermane, të cilat kishin për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës drejt integrimit në BE.

Konsultimet  u mbajtën për t'i shkëmbyer bashkëpunimet e vazhdueshme dhe zhvillimet aktuale në fushat prioritare:  Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik, Demokracia, Shoqëria Civile dhe Administrata Publike, si dhe Energjia, transmeton Zeri.

 

Të dy palët u pajtuan që Negociatat e ardhshme mbi Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë do të mbahen në Kosovë (deri në fund të vitit 2018)./Zeri.