KEK-u, banorëve të Hadës e Shipitullës: Nënshkruani kontratat për zhvendosje

Ekonomia December 02, 2017 - 18:44

 

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore të lajmohen në zyrat e KEK-ut Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo me vone se deri me 15 dhjetor 2017.

“Siç jeni të njoftuar, me 01 dhjetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e këtyre zonave kadastrale dhe tani është në të mirën e banorëve dhe të gjitha palëve të interesit që ky proces të përfundoj sa më shpejt, pra brenda afateve ligjore dhe mos të kemi edhe më tutje vonesa që rrezikojnë funksionimin e mirëfilltë të korporatës”, thuhet në njoftimin për media.

“Përveç kësaj, vazhdimi i vonesave për marrëveshje nuk është as në të mirën e banorëve por edhe është duke ndikuar direkt edhe në stabilitetin financiar të korporatës dhe punëtorëve e mbi të gjitha po e rrezikon vendin të mbetët pa energji elektrike ose të paguajnë me çmimin shumëfish me të lartë për import të energjisë elektrike”.

“Për të dalë nga kjo situatë, KEK-u edhe një herë i bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë që të reflektojnë karshi ofertave shumë të favorshme të KEK-ut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës duke nënshkruar sa më parë marrëveshjet për zhvendosje”.

“Ky veprim mbi të gjitha duhet të shihet si obligim e interes nacional por edhe të pajtohen më të gjitha institucionet relevante dhe palët kryesore të interesit të cilat në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që banorëve të dy këtyre fshatrave t’i ofrohen kushte me standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje”.