Ekonomia

Mielli i M&Sillosi nga tani edhe në KFC (FOTO)

Mielli i M&Sillosi nga tani edhe në KFC (FOTO)
23 nëntor 2017 • 15 : 14
Artikull i Sponzorizuar

Sot në ambientet e M&Sillosi-t është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të përfaqësuesëve të kësaj kompanie dhe atyre të Kentucky Fried Chicken (KFC) për furnizim me produktin miell.

Melli KFC është produkt enkas i zhvilluar nga M&Sillosi për nevojat e KFC-së. E themeluar në SHBA nga Colonel Harland Sanders, KFC është një ndër rrjetet më të mëdha të restoraneve të ushqimit të shpejtë në botë.

Ajo është prezente në 123 vende të botës me 20,000 lokacione në mbarë globin. Ky brend i njohur Amerikan nga viti 2016 ka shtrirë rrjetin e saj edhe në Kosovë, fillimisht në Prishtinë e më pastaj edhe në qytete të tjera.

M&Sillosi është fabrika më e madhe e prodhimit të miellit në regjion. Kapacitetet e prodhimit të miellit janë rreth 600 ton në ditë, ndërsa ato të depozitimit të grurit rreth 60.000 ton.

Brendeve tanimë të njohura në Kosovë dhe rajon, Finnesa, Dellino dhe Sofra i është shtuar edhe një produkt mielli i cili enkas prodhohet për nevojat e KFC-së sipas formulës dhe aprovimit në bazë të YUM standardit ndërkombëtar. 

Image

Produktet e fabrikës së miellit M&Sillosi janë të çertifikuara nga institucionet më të larta ndërkombëtare për auditimin e produkteve ushqimore FSSC 22000, BRC, IFS dhe FDA. 

Image

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga tani produkti KFC Mielli do të jetë prezent edhe në rrjetin zingjirorë të KFC-së si në Kosovë e poashtu edhe në restoranet e tyre në vendet e ndryshme të botës. Përfaqesuesit e dy kompanive u zotuan se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tepër duke u zgjëruar edhe në fusha të tjera.

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

 

© zëri.info