Ekonomia

300 milionë euro në humbje bizneset, të shkaktuara nga jo stabiliteti energjetik

300 milionë euro në humbje bizneset, të shkaktuara nga jo stabiliteti energjetik
21 nëntor 2017 • 13 : 20 Foto: Driton Bublaku

Është mbajtur forumi i biznesit i organizuar nga OEK në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”.

Rreth 300 milionë euro janë humbje të bizneseve të shkaktuara nga energjia elektrike ku 550 milionë euro energji që prej pasluftës janë importuar, ndërsa janë rreth 32 për qind janë humbjet komerciale, u tha në këtë forum.

Safet Gërxhaliu, kryetari i OEK tha se 13 për qind është çmimi i prodhimeve në vend më i lartë se që importohen.

“Jemi në shekullin 21-të te ekonomisë dhe të na përcjellin trendët e çkyqjes dhe mos furnizimit me energji elektrike është një dëshmi se në Kosovë flitet për prodhim të energjisë elektrike është një dëshmi që flasim për zhvillim. Më shqetësues është fakti së në Kosovë që nga viti 2002 flitet për ndërtimin e kapaciteteve të reja është ndërruar vetëm emri dhe me tutje nuk jemi në këtë drejtim. Derisa ne humbim kohë duke kërkuar arsye për dështim në rajon janë shumë aktiv dhe kanë ndërtuar kapacitete të reja”, tha Gërxhaliu.

Ilir Rexhepi nga GIZ-i gjerman, tha së ky problem mund të ketë zgjidhje të përhershme nëse trajtohet me qasje dimensionale dhe të mbështetet nga të gjitha palët e interesit. 

Ai po ashtu tha së akteret kryesor në sektorin e energjisë në Kosovë të hartojnë masa me tarifat stimuluese të cilat janë të favorshme për prodhuesit kosovar.

Nga ana tjetër Valdrin Lluka, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, shpreson se për pesë vite të zgjidhet problemi me energjinë elektrike.

“Raport i USAID-it, ka treguar se rreth 300 milionë euro janë humbje të bizneseve të shkaktuara nga energjia elektrike. 550 milionë euro energji që prej pasluftës janë importuar, ndërsa janë rreth 32 për qind janë humbjet komerciale në rrjetin tonë që janë pjesë e faturave të bizneseve dhe shtëpive. Nga këto 5 për qind humbje nga mospagesa e veriut që të integrohen në faturat e pjesës tjetër të vendit”, tha Lluka

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Faton Thaçi përmendi faktorët që ndikojnë negativisht në prodhim. 

“Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, çmimi i lartë, tarifa jostabile, ndërprerja e paparalajmëruar, mos shfrytëzimi potencial i duhur i energjisë”, u shpreh Thaçi./ZERI

 

© zëri.info