Ekonomia

Reshitaj përfaqëson Kosovën në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor mbi Ndryshimet Klimatike

Reshitaj përfaqëson Kosovën në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor mbi Ndryshimet Klimatike
17 nëntor 2017 • 17 : 22

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  znj. Albena Reshitaj po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të Ballkanit Perëndimor mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike , që po mbahet në Bonn të Gjermanisë , e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC ) ku kësaj radhe nikoqir i këtij takimi është  Ministri i  Mjedisit të Serbisë.

Ministrja Reshitaj para të pranishmeve foli për gjendjen e mjedisit, sfidat dhe hapat që Kosova po merr në raport me ndryshimet Klimatike, duke shprehur gatishmërinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes shteteve në adresimin dhe zgjidhjen  e problemeve qe lidhen me ndryshimet klimatike si dhe kërkoj që Kosova të këtë qasje në fondet ndërkombëtare për mjedisin, me theks të veçantë në reduktimin e ndotje se ajrit dhe ndryshimeve klimatike.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar në  krijimin e një mjedisi  të pastër duke reduktuar efektet serre dhe falë angazhimeve  në krahasim me vendet e tjera evropiane, ajo  ka emetime relativisht më të ulëta të gazrave serrë për kokë banori .

Shteti yne  do të ngadalësojë rritjen e emetimeve të gazrave serrë nëpërmjet: rritjes së efikasitetit të energjisë në të gjithë sektorët; investimi në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve të saj natyrore”, shtojë nder të tjerash Ministrja Reshitaj. 

Pjesëmarrësit  në këtë Takim miratuan Deklaratën mbi Mjedisin dhe Veprimin Klimatik në Ballkanin Perëndimor duke rënë dakord për nevojën  e bashkëpunimit mes vendeve për të përmirësuar koordinimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese rajonale,  si dhe ato që do të zhvillohen për t'i shërbyer qëllimeve të Strategjisë së Evropës Juglindore 2020.

Vlen të përmendet  që  deri me tani Kosova për dallim nga shtetet tjera  në këto takime është përfaqësuar vetëm nga stafi administrativ dhe jo nga ministri i mjedisit, kurse tani është hera e parë që shteti ynë përfaqësohet nga një ministër si shtet i pavarur. 

Image

© zëri.info