Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj nis Java Globale e Ndërmarrësisë 2017

Ekonomia November 13, 2017 - 17:51

13 nëntor 2017 –Nën udhëheqjen e Innovation Centre Kosovo (ICK), në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë,nisi Java Globale e Ndërmarrësisë, ku 40 organizata partnere dhe donatorë nga Kosova i bashkëngjiten iniciativave të njëjta anembanë botës për të pestin vit me radhë, me qëllim të ngitjes së vetëdijes për rëndësinë e ndërmarrësië në zhvillimin ekonomik në vend.

Në hapje të eventit të “Javës Globale të Ndërmarrësisë 2017”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi rëndësinë e ndërmarrësisë dhe individëve të cilët po ndjekin hapin e trendeve globale në këtë drejtim e njëherit edhe po e ndihmojnë vendit që të zërë vend në nivel me vendet e tjera në këtë drjetim. Për këtë, kryeministri ka falënderuar dhe Qendrën Kosovare për Inovacion, e cila ruan primatin në vend dhe ka krijuar hapësira për ndërmarrësit e rinj në vend që të realizojnë idetë e tyre inovative. Duke theksuar rëndësinë e partneritetit për ata të cilët nisin hapat e parë në ndërmarrësi, Haradinaj tha se Qeveria do të jetë më pranë në ecjen e tyre, duke iu gëzuar faktit që tryeza e organizuar po ndodhë nën ombrellën e Qeverisë.

Me këtë rast Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie tha se është e rëndësishme që gjithësecili qytetar të jetë shembull në mënyrën se si e ndihmojnë shtetin për të krijuar më shumë prosperitet në vend. Gjatë fjalimit të tij Delawie shprehi dhe komentet pozitive lidhur me renditjen e Kosovës në vendin e 40 të Raportit e të bërit Biznes të Bankës Botërore, mirëpo theksoi se nuk është rankimi ajo që ka rëndësi, por përmisimi mënyrës së jetesëspër qytetarët e Kosovës është ajo çka në të vërtetë duhet të na preokupojë. 

Drejtori i Qendrës Inovative në Kosovë, Uranik Begu tha se përmes këtyre aktiviteteve është krijuar një aleancë e madhe për fuqizimin e ndërmarrësisë në vend. Ai theksoi se Java Globale e Ndërmarrësisë këtë vit ka një numër rekord partnerësh, rreth 40, që përgjatë javës do të organizojnë aktivitete që të inspirojnë të rinjtë dhe të rejat për ndërmarrësinë. Begu tha se ky tubim sot është bashkuar për t’i dhënë mbështetje të fortë institucionale ndërmarrësisë në vend dhe se ky entuziazëm duhet të konkretizohet me ndërmarrje të reja inovative të cilat do të jenë bartëse të zhvillimit ekonomik.

"Ne si komunitet kemi një detyrim, që këtë ekosistem të ndëmarrësisë që jemi duke e ndërtuar bashkarisht, t'a zhvillojmë mbi parime të pavarësisë profesionale dhe bashkëpunimit të sinqertë, duke ndihmuar dhe inspiruar në veçanti të rinjtë dhe rejat që kanë synim vetëpunsimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të reja, innovative si parakusht i zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies në vend", përfundoi Begu.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se aktivitetet që ndodhin gjatë kësaj jave janë shumë me rëndësi.Ai theksoi se sa me prioritet është që të punohet në krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar në vend. Tutje Zeka tha se roli i qeverisë është i pazavendësueshëm për të ndërmarrë hapa drejtë koordinimit të aktiviteteve që ngrisin kualitetin e edukimit dhe krijimin e një ambienti ekonomik që këto biznese fillestare të kenë mundësi të rriten dhe të zhvillohen.  Gjithashtu ai tha se roli i qeverisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm që të garantoj dhe siguroj liritë e lëvizjes së të rinjve në mënyrë që të gjenerojnë ide.

Forumi për Ekosistemin e Ndërmarrësisë, u mbyll me dy sesione panelesh: Përmirësimi i ekosistemit dhe Qasja në Financa, në të cilat morën pjesë Ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, përfaqësues nga sektori privat, bankar, BERZH, Recura Financials, USAID, Cacttus dhe bizneset startup nga inkubatori i ICK-së. Vlenë të theksohet që gjatë këtij forumi, Ministri Beqaj njoftoi që buxheti për inovacion dhe ndërmarrësi më 2018 do të jetë 10 Milion Euro, prej të cilave mbi 9.5 Milion për investime kapitale, ndër të tjera funksionalizimin e katër qendrave të inovacionit dhe inkubatorëve të biznesit në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Pejë. 

Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë vazhdon deri të dielen dhe përmbyllet me garën e mirënjohur globale “Startup Weekend” në Innovation Centre Kosovo. Kalendarin e detajuar të të gjitha aktiviteteve mund ta gjeni KËTU.

Image

Image
Image
Image
Image
Image
Image