Ekonomia

Shoqata e Naftarëve përkrah iniciativën e ministrit Hasani për kontroll të derivateve

Shoqata e Naftarëve përkrah iniciativën e ministrit Hasani për kontroll të derivateve
11 nëntor 2017 • 19 : 33

Kryetari i Shoqatës së Naftareve, Fadil Berjani ka mbështetur iniciativën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani për kontrollimin e cilësisë së naftës në Kosovë.

Pas vendimit të Ministrisë, e fila ka bllokuar edhe 50 autobota për kontrollë të cilësisë, Berjani ka theksuar se ky është vendimi i duhur.

Berjani ka theksuar se cilësia e derivateve nuk është kontrolluar më parë në kufi as për dy për qind.

“Janë ndaluar mbi 50 autobota për kontroll të cilësisë. Sot me datën 11.11.2017 ditë e shtunë Ministria e Tregtisë -inspektoret kanë dalë në teren – terminale në ora 12 për te vërtetuar cilësinë e derivateve. Ne si shoqatë e naftarëve kemi kërkuar që sa herë që të kontrollohet cilësia e naftës në çdo autocisternë në kufi apo terminal, dhe përkrahim këtë aksion te ministrit Hasani. Po e lusim ministrin Hasani dhe doganën e Kosovës që këto procedura të jenë sa më të shpejta, dhe sa më pak vonesa. Dihet se deri më tani cilësia e derivateve nuk është kontrolluar në kufi as 2 për qind”, ka thënë Berjani.

© zëri.info