Reagon ministri Gashi anulon tenderin 10 mijë euro për ‘shëtitje’ me autobus

Ekonomia November 11, 2017 - 18:12

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka reaguar pas një artikulli të publikuar në media, ku ministria që drejton ai, përflitet për një tender të shpallur në vlerë prej 10 mijë eurosh për shërbime transporti me autobus, minibus dhe kombi-bus në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Por ky tender është anuluar nga ministri Gashi.

“Shërbime transporti”, quhej tenderi që tashmë është anuluar dhe si qëllim kishte transportimin si vijon: në territorin e Kosovës 1970 km rrugë, ndërsa jashtë Kosovës konkretisht në Shqipëri 4500 km dhe Kroaci të jenë e mundur të jenë në 1832 km rrugë”.

LEXO EDHE: Dardan Gashi 10 mijë euro për 'shëtitje' me autobus

Gashi ka thënë se ky tender është anuluar pasi ishte informuar për shpalljen e tij.

“Tenderin për shërbime transporti me autobus, e anulova, me t’u informuar për shpalljen e tij. Ishte një bartje nga mandati i kaluar qeverisës… Këta autobusë, parimisht, janë për t’i shërbyer aktiviteteve të diasporës. Por nuk shoh nevojë që tash, dimrit, kur nuk ka aktivitete të tilla në vend, të kontraktohen autobusë kot”, ka thënë ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike njëherësh zv/kryeministri, Dardan Gashi./Zeri/.