Dalin pensionet e veteranëve

Ekonomia November 10, 2017 - 13:17

Ministria e Financave ka njoftuar veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit  Buxhetit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka  bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori.

Bëhet e ditur se shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin gusht, shtator dhe tetor të këtij viti.

Këto mjete pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës.