Ministria e Mjedisit organizon tryezë për cilësinë e ajrit në Kosovë

Ekonomia November 10, 2017 - 11:02

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në udhëheqje të Ministres  Albena Reshitaj  organizon tryezën  me temë: “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Në këtë Tryezë do të marrin pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës  Ramush Haradinaj, Ministrat  Valdrin Lluka,  Uran  Ismajli, Bajram  Hasani, Pal  Lekaj, Donatorë, OJQ etj.

Në kuadër të tryezës do të prezantohet “Plani i aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit vjeshtë-dimër 2017-2018”, dhe do të diskutohet mbi rolin dhe angazhimin e institucioneve dhe të organizatave tjera në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Tryeza mbahet sot, me 10.11.2017, me fillim në ora 13:00, në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës, salla P-38, Prishtinë.