Komunat me shumicë serbe përfitojnë pajisje kundër zjarrit nga tenderi i MPB-së (Dokument)

Ekonomia November 01, 2017 - 16:46

Komunat e Kosovës me shumicë serbe do të kenë më lehtë të përballen me zjarrin pasi kanë përfituar nga një tender i Qeverisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme, është kujdesur që 4 komunat me shumicë serbe të furnizohen me pajisje për fikjen e zjarrit.

Katër komunat, Leposaviq, Zveqan , Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut kanë përfituar nga një tenderë që e ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme për blerjen e pajisjeve për fikjen e zjarrit, raporton lajmi.net.

Vlera e kontratës së parashikuar ka qenë 32 mijë euro, ndërsa fituesi është shpallur Operatori Ekonomik që ka ofruar 31 mijë e 650 euro.

Lloji i procedurës ka qenë i hapur dhe Dosjen e Tenderit e kanë tërhequr 17 operator.

Fitues i këtij tenderi është shpallur “ALBKOS INT”, ndërsa numri i tenderëve që është pranuar ka qenë vetëm 1.

Kontrata duhet të përmbushet brenda 40 ditëve nga Operatori Ekonomik që është shpallur fitues.

Image

Image

Image

Image