Votohet rishikimi i buxhetit për vitin 2017

Ekonomia October 31, 2017 - 10:44

Kuvendi i Kosovës ka miratuar 18 amandamente për ndryshim-plotësimin e ligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2017, me ç’rast pas miratimit të tyre, ka votuar edhe projektligjin për ndryshim-plotësimin e ligjit për buxhetin 2017, raporton zeri.info.

Me 61 vota për dhe 15 abstenime, Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme (në leximin e dytë) rishikimin e buxhetit 2017.

Rishikimi i buxhetit në leximin e parë u miratua gjatë javës së kaluar me 61 vota, sikurse sot./Zeri