Hamza: Buxheti për shëndetësi, për herë të parë mbi 200 milionë euro

Ekonomia October 31, 2017 - 08:55

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka zbuluar se buxheti për shëndetësi për herë të parë do të jetë mbi 200 milionë euro.

Hamza ka thënë se ka pasur rritje në veçanti sa i përket blerjes së barnave, shtimit të stafit profesionist, pagesat për specializantë etj.

LEXO EDHE: Specialistët dhe specializantët me muaj pa paga

“Për herë të parë buxheti për shëndetësi do të jetë mbi 200 milionë euro. Janë shtuar mjetet për shpenzime kapitale, është rritur buxheti për 36 për qind sa i përket sigurimit të barnave esenciale, do të paguhen të gjithë specializantët, do të kemi shtim të stafit peofesionist etj”, ka thënë Hamza në mbledhjen e Qeverisë.

LEXO EDHE: Nis mbledhja e Qeverisë, konfirmohet buxheti mbi 2 miliardë euro

Buxheti do të procesohet në kuvend ku edhe pritet të votohet. Buxheti i tërësishëm për vitin 2018, do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro.