Lladrovci i kërkon MZHE-së fonde për projektin e ngrohtorës

Ekonomia October 30, 2017 - 08:40

Ka filluar hartimi i termave të  referencës për studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit, mbështetur nga organizata gjermane GIZ dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomoik, ndërsa komuna e Drenasit ka ndarë 5 mijë euro planin e studimit të fizibilitetit, shkruan sot Gazeta "Zëri

Ideja e kaherëshme për Drenasin me ngrohtje qendrore ka filluar të jetësohet, pasi që për këtë projekt të madh dhe shumë të rendësishëm për qytetin e Drenasit janë angazhuar edhe Ministria e Zhvillimit Ekomik dhe organizata gjermane GIZ.

Edhe komuna e Drenasit ka ndarë një shumë të mjeteve për hartimin e planit të fizibilitetit për ngrohtoren, e cila do të mbështetet në ujin e ngrohtë që del nga shkritorja e “Ferronikelit”, shkruan tutje "Zëri"

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga përfaqësues të të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, që të angazhohen maksimalisht për gjetjen e fondeve për ta mbështetur projektin e ngrohtorës.

LEXO EDHE: Komuna nuk ka obligime ndaj edukatoreve të 'Smart'-it

Përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësues të GIZ-it kanë zhvilluar një takimin me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin kanë biseduar për fillimin e termave të referencës në studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore për komunën e Drenasit, që do të behët me koogjenerim të ujit të ngrohtë që krijohet nga shkritorja e ndërmarrjes së “Ferronikelit”.

Eksperti nga organizata gjermane GIZ, Bernd Brandle, tha se projekti është në prioritet të lartë për komunën e Drenasit.

“Kemi ardhur për të marrë të dhënat e nevojshme të cilat do të na mundësojnë hartimin e termave të referencës për fillimin e fizibilitetit për projektin e ngrohjes qendrore. GIZ është e gatshme t’i hartojë këto terma të references”, tha  Brandle, duke përseritur se ky projekti është mjaft i qëndrueshëm dhe me një rendësi të veçantë për komunën e Drenasit.

Ndërkaq, Miftar Nika, zyrtar i lartë në Divizionin për Energji të Ripertëristhme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, theksoi që kjo ministri do të jetë në përkrahje me ekspertë dhe të dhëna për hartimin e termave të referencës dhe mundësinë e gjetjes së donatorëve për hartimin e studimit të fizibiliteti.

Në anën tjetër, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se komuna e Drenasit ka shpallur si prioritet realizimin e këtij projekti dhe për fillim ka ndarë mjete në vlerën prej 5 mijë euro për vitin e ardhshëm që do të dedikohen për fillimin e hartimit të planit të fizibilitetit.

Lladrovci ka shtuar se komuna është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë akterët për të realizuar këtë projekt i cili është ne shërbim të qytetarëve dhe për këtë qëllim komuna do të formojë grupin punues nga ekspertet komunalë të cilët do të ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave të nevojshme nga të gjithë sektorët dhe t’i përcjellin ekspertit për hartim të termave të referencës dhe fizibilitetit të ngrohjes qendrore.

Lladrvoci po ashtu ka kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që të gjejë fonde për realizimin e këtij projekti, por ka shtuar se nuk do të ndalet së kërkuari edhe donatorë të jashtëm për të financuar projektin.