Reshitaj merr mbështetje nga shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Ekonomia October 20, 2017 - 15:22

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj ka pritur në takim Ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për gjendjen e mjedisit në Kosovë, kujdesin ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore, fuqizimin e inspektoratit si dhe planifikimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministrja fillimisht i dëshiroi mirëseardhje dhe mision të suksesshëm në Kosovë Ambasadorit Jan Braathu, njëkohësisht vlerësoi lartë angazhimin dhe ndihmën e OSBE-së, dhënë institucioneve të Kosovës para dhe pas pavarësisë.

Si ministri në  bashkëpunim me komunat do të angazhohemi në zbatimin e kornizës ligjore që ndalon dëmtimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ndërtimet pa leje rreth tyre si dhe funksionalizimin e inspektoratit lokal dhe qendror në mënyre që të ruhen dhe promovohen këto monumente historike që ka vendi ynë shtojë nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër Ambasadori Jan Braathu u shpreh i kënaqur me punën që ka filluar të bëjë ministrja dhe u zotua që do të përkrahë projektet qe vijnë nga kjo ministri, duke pasur në fokus  aktivizimin e funksionimit të Këshillit për Zbatim dhe Monitorim, hartimin e hartave zonale komunale, ndalimin e ndërtimeve pa leje, fuqizimin e inspektoratit etj.