Ekonomia

Hamza: Do të ketë rritje të pagave për të gjitha kategoritë

Hamza: Do të ketë rritje të pagave për të gjitha kategoritë
19 tetor 2017 • 20 : 24

Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se rishikimi i Buxhetit të Kosovës është bërë pasi që ka pasur nevojë që të bëhen disa ndryshime.

Ai sonte në studio në lajmet qendrore në RTK, tha se për vitin e ardhshëm buxheti i vitit 2018 ,do të jetë për zhvillim të qëndrueshëm.  “Do të ketë rritje të pagave. Për të gjitha kategoritë sociale do ketë rritje prej 20 për qind”, tha ai.

“Qeveria e Kosovës një javë pasi e ka pranuar mandatin në afat shumë të shpejt e ka përpiluar rishikim dhe e kemi përcjellë në kuvendin e Kosovës për votim. Këtë javë është aprovuar në Komision për Buxhet për dhe pres që të shkoj në seancë, qëllimi është për disa çështje urgjente që kanë të bëjnë me punët e kryera. Po ty mos kishim rrezikim në aspektin reputacional, duke përfshirë edhe Autostradën për Shkup. Unë i garantoj të gjithë ata që do të marrin mjete nga buxheti i Kosovës se do të paguhen”, tha ai. Hamza tha se vetëm për autostradë janë të siguruara 70 milionë euro”, tha ai.

© zëri.info