Lluka: Gjermania partner strategjik në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ekonomia October 18, 2017 - 12:26

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me ç’rast është diskutuar për bashkëpunimin në mes të këtyre dy vendeve.

Ministri Lluka gjatë këtij takimi tha se sektorët si energjia, minierat, ujërat dhe teknologjia e informacionit janë sektorë kyç për zhvillim të qëndrueshëm, andaj puna e tij gjatë këtij mandati do të fokusohet në këta sektorë.

Tutje Lluka duke folur për projekte konkrete falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë vendit tonë në sektorin e energjisë dhe ujërave, respektivisht linjën e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri dhe fabrikën e ujit në Shkabaj, projekte këto që ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ambasadori Heldt dhe kreu i MZHE-së ritheksuan se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë bilateral mes dy vendeve, i cili duhet avancuar më tej edhe në aspektin ekonomik.