LDK votoi kundër buxhetit, varfërohet shëndetësia, pasurohen militantët

Ekonomia October 17, 2017 - 15:30

Kryesuesi i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se LDK ka votuar kundër rishikimit të buxhetit.

Sipas tij, vota kundër është për shkak se buxheti heq fondet e sigurimeve shëndetësore, zvogëlon investimet kapitale, rritë benefitet për veteranë, numri i të cilëve, siç thotë ai, po shtohet, raporton portali Zeri.info.

“Një buxhet që merr prej shëndetësisë e u jep listave fallce prej militantësh - gjoja veteranë - nuk është buxhet i gjithë qytetarëve të Republikës.

Prandaj dhe jam kundër.Fatkeqësisht këtë ligj, pas dy orë diskutimesh s'arritëm ta ndalojmë për shkak të votave të pozitës”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku në “Facebook”.