Plaçkë në emër të sigurisë

Ekonomia October 16, 2017 - 08:29

Prej vitit 1973 në Angli Autoriteti i Aviacionit Civil i ka obliguar kompanitë që ta kenë Licencën e Organizatorit të Udhëtimit Ajror (ATOL). Nëse një kompani udhëtimi me një ATOL pushon biznesin, skema mbron klientët. Skema në fjalë financohet nga kontributet e kompanive të udhëtimit, të cilët duhet t’i paguajnë 2.50 funte për secilin person që rezervon një udhëtim pushimi. Në vendin tonë kompanitë ia paguajnë Autoritetit të Aviacionit Civil nga 2 euro në emër të sigurisë. Por, gjysma e tyre shpenzohen për paga, udhëtime jashtë vendimit e shkollim të stafit e pjesa tjetër jashtëligjshëm përfundon në buxhet të shtetit, transmeton zeri.info.

Institucionet e shtetit edhe më tutje vazhdojnë të heshtin, derisa në anën tjetër çdo ditë po rritet numri i qytetarëve që po bien viktimë e avikompanive mashtruese.

Çdo ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës në vazhdimësi kishte premtuar më shumë efikasitet në këtë drejtim, por, përveç deklaratave, thuajse asgjë nuk ka ndodhur në praktikë për t’i ndalur ato, transmeton zeri.info.

Kohë më parë për të fluturuar drejt Kosovës avikompanitë, përpos licencës, është dashur ta depozitojnë edhe një shumë të mjeteve prej 500 mijë eurosh, e cila ka shërbyer si depozitë e sigurisë në rast të falimentimit të kompanisë.

Por, që nga heqja e saj, shteti ynë është vërshuar nga kompani mashtruese. Më shumë se 50 mijë bashkatdhetarë që jetojnë në shtete te ndryshme të botës kanë rënë viktimë e  aviokompanive mashtruese, të cilat kryesisht operojnë në Gjermani e në Zvicër. Këto (kompani) përmes call center-ve ilegalë që operojnë në Kosovë përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike i kanë joshur bashkatdhetarët tanë, duke u ofruar bileta me çmimeve tejet të ulëta, por pjesa dërmuese e tyre kanë ardhur në Kosovë, por më pas është dashur ta blejnë edhe një herë aviobiletën në një kompani tjetër.(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri)