Statistika tronditëse – Kjo është përqindja e të rinjve kosovarë që s’kanë punë

Ekonomia October 08, 2017 - 17:50

Mbi pesëdhjetë (50) për qind të të rinjve kosovarë, të moshës 15 deri në 24-vjeç, janë të papunë. Kështu theksohet nga Anketa e Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë të vitit 2017, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas kësaj ankete të ASK-së, saktësisht 50.9 % të të rinjve kosovarë nuk kanë një punë.

Bazuar në tremujorin e dytë të vitit 2017, 27.3% e të papunëve në Kosovë ishin të rinj (të moshës 15-24 vjeç) me 8.9 pikë diferencë midis meshkujve dhe femrave.

Shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (60.2 %) krahasuar me meshkujt (47.1%).

Ndërsa, shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë, sipas kësaj ankete të ASK-së, është 30.6 për qind. /Insajderi.com