Kosovarët, 2.9 miliardë euro depozita

Ekonomia October 02, 2017 - 08:58

Rreth 2.9 miliardë euro ka arritur shuma e mjeteve që qytetarët e Kosovës i kanë të depozituara nëpër bankat komerciale në vend. E derisa në anën tjetër shuma e kredive që qytetarët dhe bizneset ua kanë borxh bankave ka arritur në 2.4 miliardë euro.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se depozitat në vendin tonë kanë shënuar një rritje vjetore prej 7,2 për qind, ritëm i përshpejtuar krahasuar me periudhën paraprake, që ishte 4,6 për qind, transmeton zeri.info.

“Niveli i depozitave në sektorin bankar reflekton ecurinë e depozitave të ekonomive familjare, të cilat dominojnë strukturën e gjithsej depozitave dhe në periudhën raportuese shënuan rritje vjetore prej 5,4 për qind”, thuhet në raportin tremujorit të vlerësimit të ekonomisë, transmeton zeri.info.

Aty më tutje thuhet se në gjysmën e parë të vitit depozitat e ndërmarrjeve shënuan rritje të përshpejtuar vjetore prej 14,1 për qind, që mund të jetë ndikuar nga rritja e normës mesatare të interesit në depozitat për ndërmarrjet. (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri)