Hoti: Qeveria duhet ta realizoj buxhetin e jo ta shkurtojë

Ekonomia September 22, 2017 - 16:19

Pas miratimit të Rishikimit të Ligjit të Buxheti 2017, në Mbledhjen e sotme të Qeverise, Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti cilësoi se "Buxheti prej 2 miliard euro për vitin 2017, nuk bën të zvogëlohet. Qeveria e re duhet të ndërmarr masat që ta realizoj këtë buxhet, e jo ta shkurtoje atë. Ne nuk përkrahim në Kuvendin e Kosovës kurrfarë shkurtimi të shpenzimeve, transmeton “Zeri.info”.

Duhet mbajtur performancën e lartë të të hyrave ashtu si ka qenë. Duhet ndryshuar ligjin për AKP për të shfrytëzuar mjetet e privatizimit për autostradë. Ky ligj për AKP duhet të vij në kuvend bashkë me ligjin për rishikimin e buxhetit."

Ndërkaq lidhur me rritjen e pagave z. Hoti sqaron se "Qeveria e udhëhequr nga LDK e ka rregulluar me ligj rritjen e pagave dhe kjo do të ndodh nga janari 2018, siç e kemi planifikuar me Kornizë të  Shpenzimeve 2017-2019, që është miratuar nga Qeveria Mustafa."

Hoti gjithashtu tregoj se duke qenë se LDK, e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, nuk do të lejohet  të përkeqësohet menaxhimi i buxhetit.

"Duhet gjetur mjetet tash kjo qeveri për të paguar për skandalet e Qeverisë Thaçi me pasaporta dhe me Axos lidhur me PTK, si dhe kontratën e dëmshme të PTK-së  me kompani private të shërbimeve telefonike”, ka thënë Hoti.