AMO pjesëmarrëse në ‘Panairin FOOD Istanbul’

Ekonomia September 20, 2017 - 12:38

Panairi ndërkombëtar “FOOD Istanbul” në Stamboll të Turqisë çdo vit e me shumë ka si mysafirë kompani të mëdha botërore.

E këtë vit, një nder to është edhe kompania prodhuese nga Kosova “AMO Food Industry”, pjesë e kompanisë Gllareva.

Kompania AMO njihet si prodhues i produkteve ushqimore dhe eksporton në shumë shtete regjionale dhe botërorë.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë panair, kompaninë AMO e vizitoi edhe ministri i Doganave të Turqisë, Bylent Tyfekci, ku përfaqësuesi i kompanisë Sami Morina prezantoi produktet dhe mundësitë e kompanisë për prodhime ushqimore dhe kapacitetet për eksport.