81 megavate energji prodhohen nga burimet e ripërtëritshme

Ekonomia September 20, 2017 - 08:18

Prodhimi më i madh i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme bëhet nga hidrocentralet, kapaciteti instalues i tyre është 79.49 megavate. Nga energjia me erë prodhohen 1.35 megavate dhe nga ajo solare 0.602 megavate, transmeton zeri.info.

Energjia më e madhe e ripërtëritshme në Kosovë vjen nga hidrocentralet, nga energjia me erë dhe nga ajo solare. Totali i përgjithshëm i prodhimit të energjisë elektrike të ripërtëritshme është 81megavate.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) thonë se momentalisht prodhim më të madh të energjisë elektrike alternative ka nga hidrocentralet, kapaciteti instalues i tyre është 79.49 megavate: “48.18 megavate nga hidrocentralet ekzistuese dhe 31.25 megavate nga hidrocentralet e reja të shpërndara në Deçan, Dragash, Mitrovicë dhe në Shtërpcë, solare 0.602 megavate në Klinë dhe në Pejë, si dhe 1.35 megavate nga era në Golesh. Po ashtu kemi edhe shumë projekte të tjera në ndërtim e sipër. Këto centrale ndërtohen nga sektori privat (ndërkombëtar në bashkëpunim me vendorët) dhe nuk kanë implikim për buxhetin e shtetit, përkatësisht rregullohen përmes feed-in tarifave nga ZRRE-ja, e cila shpërndahet në faturat e konsumatorëve”, tha Besiana Qorraj, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. /Zeri/ (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri)