Vuçiq e hap autostradën Nish-Prishtinë

Ekonomia September 16, 2017 - 13:25

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka hapur pjesën e parë të autostradës Nish-Prishtinë. Aty ai ka thënë se shteti serb ka për qëllim që të përfundojë në vitet në vazhdim të gjitha projektet infrastrukturore të filluara.

Vucic në Pirot, pas seksionit të hapjes së autostradës në degën lindore të Korridorit 10, tha se pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën me Bankën Evropianë për Zhvillim dhe Rindërtim dhe Bankën Evropiane të investimeve kontratën për “Nish trotuar”.

Siç ai u shpreh kjo autostradë ka qëllim ta lidh Serbinë me popullsinë e tyre në Kosovë.

“Për t’u bashkuar me popullin tonë në Kosovë, por edhe me shqiptarët e Kosovës”, tha Vucic.

Vucic ka shtuar se kjo rrugë do t’i mundësojë Serbisë që të komunikojë lirshëm me pjesën tjetër të botës.

Presidenti tha se qëllimi i Serbisë është që të zhvillohet, ndërtohet dhe të jetë e suksesshme duke pasur lidhje me të gjitha rrugët e mëdha.

Do ta paraqes Serbinë në mënyrën më të mirë në Neë York, ka shtuar ai, përcjell Gazeta Metro.

Ai ka thënë se kohën në Amerikë do ta përdorë për përfaqësim sa më të dinjitetshëm të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ndër tjerash ai ka paralajmëruar edhe një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.